Muzeu Etnografik i Beratit po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. I vendosur në lagjen historike të Mangalemit, muzeu ekspozon mbi 1300 artefakte që pasqyrojnë jetën dhe traditat e qytetit gjatë dy shekujve të fundit.
Pas rikonstruksionit, ai pret mesatarisht rreth 100 vizitorë në ditë. Turistët vlerësojnë arkitekturën karakteristike të godinës dhe ambientet që tregojnë mënyrën e jetesës së shqiptarëve ndër shekuj.
Këtë vit janë ekspozuar edhe zbulime të reja arkeologjike, që datojnë rreth 2500 vjet më parë, duke e bërë muzeun një nga atraksionet kryesore kulturore të Beratit.




