Analisti Blerim Latifi ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, duke ngritur kritika ndaj mënyrës së angazhimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në çështjet politike.
Sipas tij, ndërsa nuk organizohen protesta kundër, siç thotë ai, “spastrimit të heshtur etnik” në Luginën e Preshevës, ka reagime dhe pjesëmarrje në protesta kundër Qeverisë së Shqipërisë dhe investimeve të huaja në vend.
Latifi thekson se, sipas tij, qeveria shqiptare ka qenë e vetmja që ka ngritur vazhdimisht zërin në kanalet diplomatike për çështjen e shqiptarëve të Preshevës, duke e quajtur këtë një paradoks që, sipas tij, e shqetëson ndërgjegjen njerëzore.




