Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar dy ankesa nga PDK-ja lidhur me procesin e rinumërimit të votave.
Njëra prej tyre kërkon rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të kësaj partie. PZAP-ja ka afat tri ditë për të vendosur, ndërsa më pas palët mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme.
Nëse nuk urdhërohet rinumërim i plotë, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare gjatë javës së ardhshme.




