Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë arsye të protestojnë kundër qeverisë së tyre, njësoj si qytetarët në Shqipëri ndaj qeverisë së tyre.
Sipas tij, në të dy vendet ekzistojnë parti dhe kryeministra të majtë me pushtet të gjatë, ndërsa pakënaqësia qytetare dhe politike është e pranishme si ndaj qeverive, ashtu edhe ndaj pjesës tjetër të klasës politike.
Ai ka përmendur edhe rastin e kryeministrit britanik Keir Starmer, duke thënë se ai ka dhënë dorëheqje pas një fitoreje të thellë elektorale, si reagim ndaj pakënaqësive politike, edhe pa protesta qytetare.




