Behgjet Pacolli ka deklaruar se aksesi në Aeroportin e Vlorës është bllokuar sërish, duke e cilësuar situatën si pengim të një aktiviteti të ligjshëm dhe shkelje të vendimeve gjyqësore.
Ai ka apeluar që SPAK të nisë një hetim të thelluar, duke ngritur shqetësimin se përdorimi i rojeve private dhe mjeteve të rënda për bllokimin e hyrjes përbën, sipas tij, vetëgjyqësi dhe minon shtetin ligjor.
Pacolli theksoi se ky nuk është më një konflikt biznesi, por një çështje që prek funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave në Shqipëri.




