Franca ka regjistruar natën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike, ndërsa vala e të nxehtit ka shkaktuar të paktën 40 viktima nga mbytjet që nga 18 qershori.
Kryeministri Sebastien Lecornu e cilësoi situatën si një tragjedi, duke bërë të ditur se shumica e viktimave janë të rinj që kanë hyrë në ujë për t’u freskuar.
Sipas autoriteteve, temperaturat rekord kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe kanë shkaktuar çrregullime në transport. Vala e të nxehtit po prek edhe vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë, Britaninë e Madhe dhe Ballkanin.




