Pas katër ditësh nga zhdukja dhe tri ditë kërkimesh intensive, është gjetur i pajetë vogëlushi pesëvjeçar shqiptar, Tian Rahimi.
Lajmin e kanë bërë të ditur për albinfo.ch burime nga vullnetarët e angazhuar në kërkim.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur pas një aksidenti në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau, kur familja e tij ishte duke lundruar me gomone.
Prindërit dhe motra shtatëvjeçare arritën të shpëtojnë duke dalë në breg, ndërsa pesëvjeçari ishte zhdukur që nga momenti i aksidentit.
Në kërkim të tij u angazhuan ekipe të shumta shpëtimi, përfshirë policinë, dronë, anije, helikopterë, zjarrfikës dhe zhytës policorë.




