Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka lansuar një platformë të re me të dhëna të ndara sipas gjinisë, me qëllim përmirësimin e gjithëpërfshirjes financiare dhe fuqizimin ekonomik të grave.
Platforma mundëson monitorimin e indikatorëve kryesorë financiarë, përfshirë kreditë, normat e interesit dhe kërkesat e refuzuara, të gjitha të paraqitura sipas gjinisë.
Sipas BQK-së, këto të dhëna do të ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe hartimin e politikave më efektive për rritjen e qasjes së grave në financa.




