Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimeve për sezonin 2025/2026, duke evidentuar shkelje të shumta në institucionet publike, kryesisht në prokurim, buxhet dhe menaxhimin e kontratave.
Sipas raportit, nga 94 auditime janë dhënë 55 opinione të kualifikuara dhe 4 të kundërta, duke treguar probleme të përsëritura në menaxhimin financiar në nivel qendror dhe lokal.
Një nga rastet më të theksuara është Komuna e Prishtinës, ku janë gjetur klasifikime të gabuara të shpenzimeve dhe pasaktësi në detyrime financiare, si dhe probleme në projekte të mëdha.
Raporti ngre shqetësime edhe për një projekt me UNDP, ku mungon monitorimi i plotë i përdorimit të fondeve.
ZKA ka kërkuar nga institucionet që të zbatojnë rekomandimet për të rritur transparencën dhe llogaridhënien publike.




