Sipas rezultateve të Anketës Rajonale “WeBalkans 2026”, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është renditur edhe këtë vit si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, me 87.4 për qind të besueshmërisë së qytetarëve të anketuar.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka shprehur mirënjohje për qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj institucionit, si dhe ka falënderuar personelin e FSK-së për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre.
Ai gjithashtu ka vlerësuar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.
FSK thekson se mbetet e përkushtuar në realizimin e misionit të saj me profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Sipas këtij vlerësimi, besimi i lartë i qytetarëve shihet si motiv shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj.




