Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje bizneseve në zinxhirin ushqimor dhe subjekteve të gastronomisë që të respektojnë standardet e sigurisë ushqimore, sidomos gjatë sezonit të verës.
AUV thekson rëndësinë e ruajtjes së produkteve në temperaturat e duhura, kontrollit të pajisjeve ftohëse dhe zbatimit të masave të vetëkontrollit.
Edhe qytetarëve u kërkohet kujdes gjatë blerjes, transportit dhe ruajtjes së ushqimeve, pasi produktet kanë udhëzime specifike për temperaturat e ruajtjes.
Agjencia ka paralajmëruar intensifikim të kontrolleve në të gjithë vendin gjatë verës për të parandaluar rreziqet për shëndetin publik.




