Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e së premtes ka trajtuar gjithsej 50 raste, të ndara në çështje ligjore dhe licencimi.
Nga këto, vetëm dy televizione janë gjobitur me nga 2 mijë euro për gjuhë ofenduese dhe mosbalancim të përmbajtjes programore, ndërsa në rastet e tjera KPM është kufizuar kryesisht në vërejtje.
Sipas juristes së mediave, Flutura Kusari, ky takim është karakterizuar me një qasje më të butë në krahasim me mbledhjet e mëparshme të këtij institucioni.




