Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka nisur grumbullimi i protestuesve për protestën e 28-të kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama.
Në tubim janë bashkuar qytetarë dhe një numër i madh emigrantësh të ardhur nga vende të ndryshme, ndërsa pritet që pjesëmarrësit të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime.
Gjatë grumbullimit, një emigrant nga Italia ka denoncuar publikisht humbjen e pronave të tij dhe, sipas tij, mungesën e reagimit nga institucionet përkatëse, duke pretenduar se çështja e tij nuk është trajtuar.
Në protestë janë të pranishme edhe media vendase e të huaja, ndërsa disa eurodeputetë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë tubim.




