Në Gazimestan ka filluar grumbullimi i një numri qytetarësh serbë për të shënuar të ashtuquajturën “Festa e Vidovdanit”.
Në vendin e ngjarjes është vërejtur prani e shtuar e Policisë, e cila po kujdeset për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa po kryhen edhe kontrolle të rrepta.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident gjatë tubimit.




