Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka deklaruar se, pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës si pasojë e tensioneve me Iranin, ekonomia e Rusisë vazhdon të përballet me presione të thella strukturore.
Sipas njoftimit, fitimet nga nafta janë zbutur nga forcimi i valutës dhe subvencionet për kompanitë e sektorit energjetik, duke kufizuar ndikimin pozitiv në ekonomi.
BE thekson se në katër muajt e parë të vitit 2026, deficiti buxhetor i Rusisë ka arritur në 5.9 trilionë rubla, ndërsa mbi 200 mijë biznese janë mbyllur që nga janari.
Në deklaratë shtohet se vendi po përballet edhe me norma të larta interesi, rritje të borxhit korporativ, mungesë të fuqisë punëtore dhe rënie të kërkesës së brendshme.
Sipas BE-së, sanksionet e vendosura vazhdojnë të kufizojnë qasjen e Rusisë në teknologji, financa dhe tregjet energjetike, duke krijuar kosto afatgjata për ekonominë e saj.




