Legjenda e futbollit brazilian, Romário, ka shprehur optimizëm për paraqitjen e Brazilit në Kampionatin Botëror, duke thënë se skuadra aktuale i ngjan ekipit që fitoi titullin e botës në vitin 1994.
Ish-sulmuesi kujtoi se edhe brezi i tij ishte përballur me presion të madh, pasi Brazili kishte pritur 24 vjet për t’u shpallur kampion bote. Sipas tij, edhe ekipi aktual ka hyrë në turne me pritshmëri të larta pas një periudhe të gjatë pa trofe botëror.
“Edhe ne u nisëm për në Botëror pa shumë besim nga tifozët dhe mediat. E dinim se nuk ishim skuadra më e fortë teknikisht, por dëshira për t’u bërë kampionë bëri dallimin”, ka deklaruar Romario.
Ai tha se nuk mbeti i impresionuar nga paraqitja e Brazilit në ndeshjen e parë, por vlerësoi përmirësimin e ekipit në vazhdim të garës.
“Pas fitores 3:0 ndaj Skocisë fillova të ndiej se ky është Brazili që më emocionon. Skuadra tregoi peshën dhe rëndësinë e fanellës së Brazilit”, u shpreh ai.
Romario po e ndjek nga afër Botërorin në Shtetet e Bashkuara, ku përveç rolit si komentator sportiv dhe krijues përmbajtjesh në “Romario TV”, vazhdon edhe detyrën si senator i Rio de Janeiros.




