Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të policit, Rexhep Gashi.
Në reagim, Sindikata thekson se ky rast tragjik dëshmon rreziqet e përditshme me të cilat përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas komunikatës, humbja e jetës së një polici në krye të detyrës rikthen në vëmendje nevojën për sigurim jetësor dhe shëndetësor për zyrtarët policorë, të cilët punojnë në kushte me rrezik të shtuar.
Sindikata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për garantimin e mbrojtjes dhe përkrahjes për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në fund, është shprehur ngushëllim për familjen e të ndjerit, kolegët dhe gjithë Policinë e Kosovës për këtë humbje në krye të detyrës.




