Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të pranojë të identifikohet në një bllok të përbashkët me partitë e tjera opozitare.
Duke folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve, Manaj tha se nga Lëvizja Vetëvendosje ka pasur përpjekje për ta paraqitur LDK-në në të njëjtin grup me PDK-në dhe AAK-në.
“Ka pasur ide të ngjashme nga VV-ja që të garohet me një listë zgjedhore LDK-PDK-AAK”, tha ai.
Sipas Manajt, LDK-ja ka vizionin dhe qëndrimet e saj politike, ndërsa ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në tejkalimin e bllokadave dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.




