Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë thelluar përplasjet mes dy zyrtarëve të lartë të partisë, Shkëmb Manaj dhe Jeton Mushkolaj, pas debateve për zhvillimet në strukturat e brendshme.
Shkëmb Manaj, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, ka deklaruar se ka të drejtë të flasë për interesin e partisë dhe se qëndrimet e tij janë në përputhje me funksionet që mban brenda strukturave.
Ai tha se reagon kur vlerëson se proceset brenda partisë dalin jashtë kornizave statutore dhe politike, duke theksuar se mendimi ndryshe duhet të respektohet.
Nga ana tjetër, Jeton Mushkolaj, kryetar i Degës së LDK-së në Deçan, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Manajt, duke pretenduar se mes tyre ka pasur edhe komunikim telefonik për sqarimin e çështjes, por situata më pas është përshkallëzuar.
Mushkolaj ka përdorur gjuhë të rëndë në deklaratën e tij publike, duke e akuzuar Manajn, çka ka nxitur reagime dhe tensione të mëtejshme brenda partisë.




