Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy alarmet e rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë janë kryer nga i njëjti numër telefonik në Serbi.
Sipas Policisë, telefonata e fundit është pranuar më 30 qershor në mëngjes, duke pretenduar për një mjet shpërthyes në objekt, por pas kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Hetimet kanë zbuluar se rasti lidhet edhe me një kërcënim të ngjashëm të 22 qershorit, ndërsa autoritetet po e trajtojnë si “lajmërim të rremë” dhe po vazhdojnë hetimet për identifikimin e përgjegjësve.




