Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shqyrtuar 13 ankesa në mbledhjen e tij të rregullt, duke vendosur që pesë prej tyre të miratohen pjesërisht, katër të refuzohen, tri të shpallen të patrajtueshme dhe një të konsiderohet e paafatshme.
Ankesat lidhen me pretendime për shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përfshirë raportimin e së vërtetës, të drejtën për t’u përgjigjur, prezumimin e pafajësisë dhe mbrojtjen e privatësisë.
Ndër rastet e miratuara pjesërisht janë ankesat e Vudi Xhymshitit ndaj Gazeta Metro, Arbërie Nagavcit ndaj disa mediave, Besnik Berishës ndaj Nacionale.com, Ilirjana Çollaku-Tafës ndaj Insajderit dhe ankesa e kompanisë Limit Project Sh.P.K. ndaj VoxKosova.
Ndërkaq, KMShK refuzoi katër ankesa të tjera, duke vlerësuar se nuk kishte shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara, ndërsa tri ankesa u shpallën të patrajtueshme për shkak të mungesës së kompetencës ose natyrës së çështjes.
Një ankesë u hodh poshtë si e paafatshme, pasi ishte dorëzuar jashtë afatit të paraparë për shqyrtim.




