U.d Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka vlerësuar rritjen e pagës minimale në 500 euro si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe vlerësimit më të drejtë të punës.
Ajo tha se çdo rritje që ndikon në përmirësimin e jetës së punëtorëve është e mirëpritur, duke theksuar se punëtorët janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit dhe meritojnë paga më të drejta dhe kushte më të mira pune.
Haxhiu gjithashtu shprehu shpresën që ky vendim të shoqërohet me zbatim të plotë, mbikëqyrje serioze dhe angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.




