Mediat kroate i kanë kushtuar vëmendje protestës së paralajmëruar për 5 korrik në Zadar, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta organizohet nga komuniteti shqiptar në Kroaci. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kroaci dhe mërgatës t’i bashkohen tubimit, që do të mbahet të dielën në orën 18:00.
Gucati shprehu shpresën që procesi në Hagë të përfundojë pozitivisht dhe se ish-udhëheqësit e UÇK-së do të kthehen në Kosovë./EO/




