Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale, Doganës dhe ATK-së ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për krim të organizuar, shpëlarje parash, kontrabandë dhe shmangie tatimore.
Gjatë bastisjeve në 21 lokacione janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 301 euro kartëmonedha prej 2 eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke përdorur dokumente të rreme dhe transaksione fiktive në tregtinë e derivateve të naftës.




