Pas më shumë se një dite kërkimesh, është gjetur pa shenja jete i riu Lirim Ruhani, i cili ishte zhdukur në ujërat e Liqenit të Batllavës.
Policia kishte pranuar informacionin të martën se një person kishte hyrë në liqen dhe nuk ishte parë më të dilte. Pas angazhimit të njësive policore dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, trupi i viktimës u nxor sot nga uji, ndërsa ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij. Hetimet për rastin janë në vazhdim.




