Qumështi i bletës konsiderohet një nga produktet natyrale që ndihmon në kujdesin e lëkurës, falë përmbajtjes së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Ai ndihmon në hidratimin e fytyrës, ushqen lëkurën dhe mund të zbusë shenjat e plakjes.
Për përdorim, fytyra duhet pastruar mirë, më pas aplikohet një shtresë e hollë qumështi blete me lëvizje rrethore. Lihet të veprojë rreth 45 minuta dhe më pas shpëlahet me ujë të vakët.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin disa herë në javë për kujdes të vazhdueshëm të lëkurës. Personat që kanë alergji ndaj produkteve të bletës duhet të shmangin këtë trajtim.




