Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se vendi mund të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për shkak të mosrealizimit të gjashtë reformave brenda afateve.
Sipas tij, nga 62 hapa të planifikuar, deri më tani janë përmbushur 18, ndërsa disa prej masave nuk janë realizuar për shkak të bllokadës në Kuvend, kryesisht në miratimin e ligjeve.
Zulfaj theksoi se pesë nga gjashtë hapat e papërmbushur lidhen me Kuvendin, ndërsa një me Qeverinë, dhe paralajmëroi se vlera përfundimtare e fondeve që mund të humben do të përcaktohet nga Komisioni Evropian.




