Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka njoftuar në rrjetin X se Gjykata Speciale ka miratuar edhe një apel tjetër të Prokurorisë në procesin ndaj Thaçit për mosrespektim të gjykatës.
Sipas tij, të gjitha apelet e Prokurorisë janë aprovuar, ndërsa ato të mbrojtjes janë refuzuar plotësisht nga Paneli i Apelit.
Ai theksoi se bilanci aktual në dy çështjet në shqyrtim është 3 me 0 në favor të Prokurorisë dhe 44 me 0 kundër mbrojtjes, duke e quajtur këtë situatë shqetësuese për drejtësinë gjyqësore.
Misetic shtoi se pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale, do të jetë e nevojshme një vlerësim i punës së saj, veçanërisht sa i përket standardeve të drejtësisë.




