Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka mbështetur institucionet e drejtësisë pas aksionit kundër krimit të organizuar në sektorin e naftës, ku u arrestuan nëntë persona në 21 lokacione.
Në reagim, shoqata tha se rastet janë të izoluara dhe nuk përfaqësojnë shumicën e operatorëve në këtë sektor, duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim me institucionet dhe respektim të ligjit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar para, vetura, autobote, armë zjarri, fishekë, si dhe pajisje dhe dokumente që lidhen me hetimin.




