Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin konsultativ të organizuar nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ku u prezantua lista preliminare e viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Kurti tha se çdo emër në listë përfaqëson një jetë të humbur dhe se dokumentimi i krimeve të luftës është detyrë shtetërore që lidhet me kujtesën dhe drejtësinë për viktimat.
Ai theksoi se Serbia duhet të përballet me krimet e kryera në Kosovë dhe të hapë arkivat për luftën, duke shtuar se paqja e qëndrueshme kërkon ballafaqim me të kaluarën.
Kurti rikujtoi se Instituti është themeluar për të sistemuar dhe dokumentuar të dhënat mbi viktimat, në mënyrë që e vërteta të mbetet e ruajtur dhe e qasshme për brezat e ardhshëm.




