Forca e Sigurisë së Kosovës është përfaqësuar me 45 ushtarakë në një ushtrim të madh ndërkombëtar të mbajtur në Kroaci, ku kanë marrë pjesë edhe mijëra ushtarë kroatë dhe forca të vendeve aleate të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka ndjekur aktivitetin me ftesë të autoriteteve kroate, ka vlerësuar paraqitjen e kontingjentit të FSK-së, duke theksuar profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë stërvitjes.
Sipas tij, pjesëtarët e FSK-së kanë dëshmuar aftësi për të vepruar krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere në misione dhe ushtrime ndërkombëtare.




