Aeroplani i nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë nuk ka arritur ende të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të kushteve të motit në Kosovë.
Sipas të dhënave të FlightRadar24, avioni ka bërë disa rrotullime në ajër, por ende nuk ka realizuar uljen.
Nga aeroporti është bërë e ditur se pritet që aterimi të realizohet brenda pak minutash.




