Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si një “monstrum politik”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Behrami ka kritikuar kohëzgjatjen e procesit dhe paraburgimin e të akuzuarve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se procesi ka zgjatur për vite të tëra.
Ai ka bërë thirrje që më 16 shtator të ketë mobilizim qytetar në Prishtinë dhe Hagë, në ditën kur pritet shpallja e vendimit, duke e lidhur këtë me reagimin ndaj procesit gjyqësor.




