Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të publikojë video-intervistat e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, me qëllim rritjen e transparencës së procesit.
Pas intervistimit të kandidatëve, Paneli Vlerësues publikoi rezultatet, ku më së shumti pikë mori Zejnullah Gashi me 91.6 pikë, i ndjekur nga Atdhe Dema me 89.3, Naim Abazi me 89, Rafet Halimi me 87 dhe Shqipdon Fazliu me 86.5 pikë.
Vendimi për publikimin e intervistave u miratua me gjashtë vota për dhe një kundër në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së.




