Deputetja e rizgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit 2026 si datë për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor, duke thënë se vonesat e vazhdueshme nuk kanë më lidhje me drejtësinë.
Çitaku ka theksuar se shtyrjet mund të vonojnë shpalljen e aktgjykimit, por nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën, ndërsa ka shprehur besimin e saj se në fund do të triumfojë drejtësia për ish-pjesëtarët e UÇK-së.




