Në Sheshin e Dëshmorëve në Malishevë është mbajtur Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje”, aktivitet i organizuar me qëllim promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.
Gjatë aktivitetit, profesionistët shëndetësorë të QKMF-së “Dr. Shpëtim Robaj” kanë ofruar këshilla dhe informata për qytetarët lidhur me mënyrën e shëndetshme të jetesës, ushqyerjen e duhur, rëndësinë e aktivitetit fizik dhe parandalimin e faktorëve të rrezikut që ndikojnë në shëndet.
Organizatorët kanë falënderuar OJQ-në “Mundësia”, projektin AQH (Accessible Quality Healthcare) dhe stafin shëndetësor të QKMF-së për angazhimin dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti.
Karvani synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve.




