Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai tha se gjatë bisedës kanë diskutuar për Kosovën, familjet dhe pritjen për drejtësi, duke theksuar se ajo nuk duhet të tjetërsohet, por vetëm të zbatohet.
Hamza njoftoi gjithashtu se më herët ka biseduar edhe me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, duke shtuar se u ka përcjellë mbështetjen e qytetarëve dhe shpresën për një vendim të drejtë më 16 shtator.
Sipas tij, biseda përfundoi me shpresën për një rikthim të shpejtë të tyre në Kosovë.




