Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Lela Seferi, feston sot ditëlindjen e saj të 26-të.
Ajo ka marrë urime të shumta nga miq, familjarë dhe ndjekës në rrjete sociale që në orët e para të ditës.
Para ditëlindjes, Lela ka kaluar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, duke e nisur festimin në mënyrë më të relaksuar.
Këtë vit, vëmendje e veçantë po merr edhe prania e mundshme e Leos në festën e saj, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse ata do ta kalojnë ditën së bashku.
Kujtojmë se në vitin e kaluar, ditëlindjen e kishte festuar në shoqërinë e disa ish-banorëve të formatit.




