Prokurori kujdestar, Menduhi Kastrati, ka bërë të ditur se në rastin e të shtënave në Podujevë janë plagosur tre persona dhe nuk ka informacione për viktima.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe forcat e policisë janë në terren.
Sipas tij, dyshohet se ngjarja ka ndodhur mes personave me lidhje familjare, por motivet ende nuk dihen dhe po hetohen nga autoritetet.




