Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ilaz Ramajlin, ku i ka shprehur mirënjohje për rolin e tij në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Haradinaj e ka falënderuar Ramajlin për guximin dhe vizionin, duke i kërkuar që përmes tij t’u përcjellë përshëndetjet dhe mirënjohjen edhe delegatëve të tjerë që, sipas tij, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ai theksoi se ky ideal u jetësua më vonë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke shtuar mirënjohje për të gjithë brezat që kontribuan në rrugën drejt lirisë së vendit.




