Njëri nga personat e plagosur në incidentin me armë në qendër të Podujevës është futur në sallën e operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se pacienti po trajtohet nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë dhe gjendja e tij po monitorohet vazhdimisht.
Pas ngjarjes, katër të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e incidentit.




