Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar të papranueshme shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit deri më 16 shtator.
Në një deklaratë për media, ai tha se zvarritja e procesit po rrit dyshimet për drejtësinë e gjykimit dhe po rëndon familjet e të akuzuarve, veteranët dhe qytetarët e Kosovës.
Gucati paralajmëroi se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të shqyrtojë hapat e radhës, duke mos përjashtuar organizimin e protestave në shenjë pakënaqësie.
Ai shprehu bindjen se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen, duke theksuar se pret një vendim pozitiv nga Dhomat e Specializuara më 16 shtator.
Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020./EO/




