Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të iniciativës America250, projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera nga Kosova dhe SHBA-ja.
Gjatë takimit, u diskutua për progresin e Kosovës në vitet e fundit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë.




