Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në vendin e punës.
Floriano Cani, banor i Gemona del Friuli, ndërroi jetë më 30 qershor në një spital në Padova, katër ditë pasi ishte plagosur rëndë gjatë punës në zonën e Due Carrare.
Sipas mediave italiane, ai ishte goditur nga një shtyllë telekomunikacioni, duke pësuar lëndime të rënda. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka rikthyer debatin për sigurinë në vendet e punës.




