Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet për qumështoren “Vita”, duke e cilësuar çdo veprim që çon në mbylljen e saj si goditje për prodhimin vendor dhe ekonominë e vendit.
Ai tha se mbyllja e një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë nuk prek vetëm kompaninë, por edhe fermerët, punëtorët dhe familjet që varen nga ky sektor.
Haradinaj kritikoi institucionet, duke thënë se në vend të mbështetjes për prodhuesit vendorë, po krijohen pengesa dhe pasiguri për bizneset.
Sipas tij, Kosova duhet të mbrojë prodhimin vendor dhe vendet e punës, duke mos lejuar vendime që rrezikojnë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.




