Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 3 korrik 2026.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.40 euro për litër, i benzinës 1.35 euro për litër, ndërsa i gazit 0.66 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë ditës së sotme.




