Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, katër zyrtarëve komunalë dhe dy përfaqësuesve të operatorëve ekonomikë, për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Komunën e Suharekës.
Sipas aktakuzës, zyrtarët dyshohet se kanë miratuar punime dhe pagesa për projekte rrugore që nuk janë realizuar plotësisht, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal dhe duke mundësuar përfitim të kundërligjshëm për operatorët ekonomikë.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e të akuzuarve dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike.




