Protesta e fermerëve të Istogut, e planifikuar të mbahej sot para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë, është shtyrë për një datë tjetër për arsye ligjore.
Sipas organizatorëve, protesta është anuluar pasi për mbajtjen e saj kërkohet leje nga Policia e Kosovës të paktën 72 orë para zhvillimit.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Vita”, Artan Spahija, ka thënë se protesta është shtyrë dhe se data e re do të bëhet e ditur me kohë.
Fermerët e Istogut kishin planifikuar të protestonin me traktorë dhe makineri të rënda para Ministrisë së Bujqësisë, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në sektor dhe për të kërkuar reagim institucional.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të riplanifikohet dhe njoftimet e reja do të publikohen më vonë./EO/




