Këngëtari Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të, duke ndryshuar prefiks dhe duke e pritur këtë moment të veçantë i rrethuar nga miq, kolegë dhe njerëz të afërt.
Festa ka nisur mbrëmjen e kaluar, ku ai mori pjesë në premierën e albumit të mikut të tij, reperit Don Xhoni.
Menjëherë pas mesnatës, miqtë kanë nisur urimet dhe festimet për ditëlindjen e tij.
Butrinti po kalon një periudhë të suksesshme në karrierë, pas publikimit të albumit të tij “I Pari”, i cili përmban 14 këngë dhe është pritur mirë nga publiku.
Në ditën e ditëlindjes pritet të përmbyllet edhe një lojë shpërblyese e organizuar për fansat në TikTok, ku fituesi do të marrë një çmim prej 100 mijë eurosh për videon më virale me këngët e tij.
Gjithashtu, ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për një romancë të mundshme me aktoren turke Su Burcu Yazgı Coşkun, e cila ka qenë e pranishme edhe në një nga eventet e tij të fundit.




