Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet që kanë prekur kompaninë “Vita”, duke e cilësuar çdo goditje ndaj saj si rrezik për prodhimin vendor dhe ekonominë e Kosovës.
Sipas AKB-së, kufizimi i aktivitetit të industrive vendore dëmton fermerët, punëtorët dhe rrit varësinë nga importi.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se bizneset duhet t’i nënshtrohen kontrolleve institucionale, por ato duhet të jenë profesionale, të barabarta dhe transparente, pa krijuar trajtim selektiv.
AKB kërkon mbrojtje të prodhimit vendor, rishqyrtim të vendimeve që prekin sektorin e qumështit dhe transparencë në vendimmarrje, duke theksuar se ekonomia e Kosovës nuk mund të zhvillohet duke dobësuar sektorët strategjikë./EO/




